Rivarroset dëshmori Enver Pacolli pas 23 viteve (VIDEO)

Rivarroset dëshmori Enver Pacolli pas 23 viteve (VIDEO)

Pas 23 viteve dëshmori Enver Pacolli nga varrezat civile të Hajvalisë së Prishtinës me nderime të larta u rivarros tek ato të Dëshmorëve në Gjilan.



Këtë e kërkuan prindërit e tij  në mënyrë që i biri të jetë pranë shokëve të tij që u flijuan për liri.

Data 13 gusht, pos rivarrimit  ka edhe një kuptim tjetër për familjarët, pasiqë shënon edhe ditëlindjen e dëshmorit që të shtunën do të mbushte 51 vite.

E sipas bashkëluftëtarëve Enveri shpëtoi jetën e mbi 200 civilëve para se të vdiste.

Ai u vra nga forcat serbe me 15 prill të vitit 1999 në Verbicë të Zhegocit në Gjilan.

Related Articles