Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë me dije në mbledhjen e përbashkët mes dy Qeverive Kosovë-Shqipëri, se do të nënshkruhen dy marrëveshje mes dy shteteve për bashkëpunim në sektorin e energjisë.
“Është kënaqësi”, tha Rizvanolli, “që sot me ministren Balluku të nënshkruajmë dy marrëveshje, të cilat janë të rëndësishme për bashkëpunimin tonë në sektorin e energjisë”.
Më tej, ajo ka thënë se “ne synojmë që, përmes kësaj marrëveshjeje, t’i dizerfikojmë burimet tona të energjisë dhe presim bashkëpunimin tonë nga të dyja shtetet”.
“Këto janë shprehimisht të theksuara edhe në strategjinë tonë të energjisë 2021-2031, të cilat do ta meritojmë së shpejti, ku bashkëpunimi me qeverinë e Shqipërisë është një top prioritet sa i përket qeverisë sonë”.
Po ashtu, Rizvanolli ka theksuar se, duke qenë se ndërtimi i infrastrukturës së gazsjellësit merr shumë kohë, “ne konsiderojmë që nuk ka nevojë të pritet të investohet domosdo në infrastrukturë të gazsjellësit”.
Ajo tha edhe se “e kemi një mundësi shumë të mirë në portin e Vlorës, që të investojmë ose të kontraktojmë kapacitet për blerje të energjisë të prodhuar nga gazi natyror, gjë që na mundëson që të vijmë shumë më shpejt te rezultati, tek energjia elektrike brenda dy vitesh, përafërsisht siç kemi biseduar me ministren për dallim 8-9 vite do të duheshin nëse ndërtojmë gazsjellësin dhe ndërtojmë kapacitet të gjenerimit”.