Rizvanolli, LDK-së dhe PDK-së: Krejt kemi qenë kundër heqjes së bllok-tarifës, vetëm ju keni qenë për

Rizvanolli, LDK-së dhe PDK-së: Krejt kemi qenë kundër heqjes së bllok-tarifës, vetëm ju keni qenë për

Ministrja e Ekonomisë dhe Energjisë, Artane Rizvanolli, u është përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me faturat e rrymës, duke thënë që kanë qenë Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e kishin shtyrë përpara heqjen e bllok-tarifës më 2017.

“Disa prej gjërave janë aq të kota dhe shpifje sa që nuk ia vlen me u diskutu”, ka thënë Rizvanolli në Kuvendin e Kosovës.

“Të tjerat janë gati po aq të kota dhe shpifje, mirëpo mendoj që qytetari mundet me i besu nëse nuk e demantoj e po më duhet me folë. Me folë ju për fitimet e KEDS-it dhe KESCO-së ju që e keni privatizu një monopol natyror kundër mendimeve të krejt ekspertëve, kundër mendimeve të neve sot që jemi këtu, nuk keni të drejtë morale, thjesht”, ka vijuar ajo.

“KEDS-it edhe KESCO-së i rritet marzha e fitimit kur i rritet shitja e energjisë elektrike. Këtu po ju kthej prapë në 2017-tën. A ju kujtohet 2017-ta që e përmena pak ma herët edhe heqjen e bllok-tarifës?”

“A e dini kush kanë qenë për heqjen e bllok-trafikës? KEDS-i, KESCO-ja, LDK-ja dhe PDK-ja”.

“AS ZRrE-ja, as shoqëria civile, as Lëvizja Vetëvendosje, madje as AAK-ja, Besnik Tahiri i së cilës më parë e shajke edhe bllok-tarifën përderisa në atë kohë e kanë kundërshtu heqjen e saj me shumë të drejtë”.

“Pra, KEDS-I dhe KESCO kanë kërku në atë kohë me u heqë bllok tarifa, ka qenë në në interesin e tyre sepse ata sa më shumë që shesin energji elektrike, aq më të madh e kanë fitimin duke qenë se janë kompani të rregulluara”.

Rizvanolli tha se për këtë punë ekzistojnë edhe transkriptuat e asaj kohe, dhe se janë pikërisht këto parti që dikur kishin qenë në pushtet fajtore pse ballafaqimi me krizën e energjisë për qeverinë aktuale ka qenë edhe më i vështirë.

“Këtë ua keni mundësu ju. Jo që ua keni mundësu por janë transkriptat, ka pasë ndërhyrje në komision parlamentar, e kanë detyru ZRre-në edhe në raport të tarifave të atij viti shkrun që mendimi i ZRrE-së ka qenë mos me u hekë bllok-tarifa, ju keni insistu mos me u heqë blllok-tarifa dhe për fat të keq ata ju kanë dëgju dhe e kanë heqë bllok-tarifën”.

“Dhe kjo ka qenë një prej arsyeve pse kemi pasur eksplodim të kërkesës dhe pse e kemi pasur përballjen me krizën shumë ma të vështirë se që e kemi pasë sikur të kishte qenë zhvillimi i konsumit normal qysh ka qenë t’u shku”.

“Logjika juj: S’e keni subvencionu qytetarin por KEDS-in dhe KESCO-n, a e dini çka do me thanë?”.

Related Articles