Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është ngatërruar në një postim që ka bërë sot në Facebook, ku ka vendosur një link për përvjetorin e vdekjes së Nënë Terezës, me një mbishkrim që ka të bëjë me sistemet diellore.
Këtë postim, Rizvanolli e ka fshirë pas disa minutash dhe ka bërë një postim tjetër, ku ka zëvendësuar linkun e lajmit me postimin e Ministrit Liburn Aliu.
“Një pengesë e madhe për vendosjen e sistemeve diellore e raportuar nga qytetarët është hequr nga MMPHI.👏👏 Liburn Aliu”, ka shkruar Rizvanolli.