Çmimi i drunjve dhe peletit është rritur për mbi 43 për qind. E këtë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e konsideron si shqetësuese.
Pavarësisht kësaj, Rizvanolli thotë se ndalimi i eksportit të peletit ka lehtësuar sadopak situatën.
“Për çmimin e peletit, çmimi i drurit, duke qenë se edhe për ne si institucion janë shumë shqetësuese, dhe e di që edhe për qytetarët janë shumë shqetësuese. Sa i përket çmimit të peletit, ne para rreth tre javësh kemi ndaluar eksportin e peletit, që do të thotë që peleti i prodhuar në Kosovë, që këto javët e fundit shitet vetëm në Kosovë, mendoj që kjo e ka lehtësuar deri në një masë situatën”, tha ajo në Tëvë 1.
Një ton i kësaj lënde djegëse, vitin e kaluar, ka kushtuar rreth 200 euro, ndërsa sot kushton deri më shumë se 500 euro.