Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka vizituar Telekomin e Kosovës, me ç’rast është takuar me u.d. kryeshefen, Burbuqe Hana.
Temë diskutimi ishte puna në këtë institucion.
Ministrja Rizvanolli tha se gjatë vizitës që iu është bërë kësaj ndërmarrjeje së bashku me kryeministrin, kanë vërejtur ndryshime për të mirë.
Rizvanolli tha se Telekomi po kthjellet dhe se operimi do të fillojë edhe në veri të vendit.
“Telekomi nuk ka bërë asnjë investim që nga viti 2011, dhe jemi në një fazë të ndërrimit të Valës, dhe jemi duke punuar për ta shtrirë gjitha shërbimet në gjitha qytetet e Kosovës. Telekomi është duke u zgjeruar edhe në veri të vendit”, tha Rizvanolli.
“Gjatë vitit në vijim do të fillojë zbatimi i dy projekteve me rëndësisë, siç është kodi i Unioni i Telekomit dhe Vala do të jetë e Kosovës më në fund dhe jo i Monakos”.
“Telekomi është shpallur nga Oda Ekonomike si tatimpaguesi më i rregullt” tha ajo.
12 milionë euro gjatë këtij viti dhe 3 milionë euro si borxhe. Të hyrat e këtij viti janë rritur dhe shpenzimet janë ulur.
“302 punëtorë e kanë marrë pagën dalëse dhe këto dalje nuk kanë ndikuar negativisht por që i kanë mbetur 300 mijë euro Telekomit”, tha tutje Rizvanolli.