Rizvanolli: Zhvillimi i Trepçës është kthyer në binarë

Rizvanolli: Zhvillimi i Trepçës është kthyer në binarë
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka publikuar disa të dhëna dhe suksese për ndërmarrjen Trepça, ka shkruar se është ndërmarrje me peshë socioekonomike e historike për Mitrovicën e tërë Republikën.

Rizvaolli ka shkruar në Facebook se Trepça do të vazhdojë ta ketë përkrahjen e Qeverisë, ndërsa që gjithnjë presim rezultate e llogaridhënie ndaj taksapaguesve.

“Më 2022 Trepça: pagë mesatare 805 euro për minatorë, angazhim i 200+ punonjësve për praktikë, shpenzimet janë ulur për 18%, të hyrat janë rritur për 23%, investimet kapitale janë rritur për 20%, kursim i 1800 MËh energji në krahasim me vitin paraprak. Trepça është ndërmarrje me peshë socioekonomike e historike, për Mitrovicën e tërë Republikën. Zhvillimi i saj është kthyer në binarë”, ka shkruar ajo.

Postimi:

Related Articles