RMV dënon dhe dëbon shtetasin gjerman për banerin “Autochthonous”

RMV dënon dhe dëbon shtetasin gjerman për banerin “Autochthonous”

Një shtetas gjerman, i dyshuar se ka prejardhje shqiptare dhe tifoz i KF Shkëndijës, është përfshirë në një incident me prapavijë të “intolerancës kombëtare” në bulevardin “Ilinden” në Shkup, vetëm pak orë para ndeshjes së zhvilluar më 5 gusht mes Shkëndijës dhe Qarabagut.

Sipas mediave në RMV, personi në fjalë, i cili drejtonte një motoçikletë me targa të Tetovës, kishte shfaqur një baner me mbishkrimin “Autochthonous”, duke shkaktuar siç thuhet “urrejtjeje, përçarjeje dhe mosdurimi mbi baza etnike”.

Policia reagoi menjëherë, duke e privuar nga liria, ndërsa më pas Gjykata Themelore Penale e Shkupit e shpalli fajtor, duke e dënuar me 2 vite burg me kusht.

“Bazuar në provat e marra në koordinim midis policisë dhe prokurorisë kompetente, Gjykata Themelore Penale e Shkupit menjëherë shpalli një vendim me të cilin e shpalli të pandehurin fajtor dhe e dënoi me një dënim me kusht prej dy vitesh burgim, i cili nuk do të ekzekutohet nëse personi i dënuar nuk kryen një vepër të re penale në 5 vitet e ardhshme”, ka thënë Prokuroria Themelore Publike në Shkup.

Po ashtu, për shkak se bëhet fjalë për një shtetas të huaj, gjykata vendosi ta dëbojë dhe t’ia ndalojë hyrjen në vend për 5 vitet e ardhshme.

Related Articles