Robert Aliaj reagon për herë të parë pas hyrjes së Sabianit në BBVA

Robert Aliaj reagon për herë të parë pas hyrjes së Sabianit në BBVA

Hyrja e Sabianit brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania” ka krijuar shumë polemika. Prezenca e një babai në mes të një çifti të ri, është komentuar në rrjet, ku disa i japin të drejtë Sabit e të tjerë jo. Duke qenë se babai i Keisit është aty, pyetja lind: po babai i Kristit, do bëhet pjesë?

Robert Aliaj e ka mohuar kategorikisht pjesëmarrjen.

“As që mendoj që do të bëhem pjesë. Faji është i produksionit sepse ata zgjedhin se cilët njerëz fusin brenda, por përgjegjësia është gjithashtu e shpërndarë, është edhe e individëve që marrin pjesë”, u shpreh Roberti gjatë një livestream në Instagram.

Ky reagim i Bertit vjen fiks një ditë pasi Sabiani është bërë pjesë e Big Brother duke i dalë në mbrojtje vajzës së tij Keisit, pasi sipas tij Kristi po bën lojë të dyfishtë.

Related Articles