Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski ka folur në lidhje me të ardhmen e tij.
Lewandowski ka kontratë me ‘Bavarezët’ deri në qershor të vitit të ardhshëm, ndërsa rinovimi ende nuk është arritur.
Sipas lajmeve që po qarkullojnë në Spanjë, polaku është pranë transferimit te gjiganti kalatalans Barcelona.
Në lidhje me këto lajme ka reaguar vet lojtari, duke thënë se ajo çfarë po thuhet nuk ka të bëjë me të.
“Kam lexuar gjithçka që thuhet në media, mund të them vetëm se nuk ka të bëjë me mua”, tha Lewa, pasi Bayern Munich u shpall kampion në Bundesligë.
Sulmuesi polak gjithashtu tha se do të ketë takime, por vendimi i tij do të varet nga të dy palët.
“Do të ketë një takim, diçka do të ndodhë, kjo varet nga të dy palët”, ishin fjalët e sulmuesit.
Lewandowki ka gjithsej 42 paraqitje në të gjitha garat për Bayern Munich, ku ka shënuar 48 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime.