Robinson në Kushtetuese: SHBA e përkushtuar në forcimin e sundimit të ligjit

Robinson në Kushtetuese: SHBA e përkushtuar në forcimin e sundimit të ligjit

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës Kosovës, Gresa Caka – Nimani ka pritur sot në takim Ndihmës Sekretarin për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA-së, Todd D. Robinson.

Robinson u njoftua me punën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese.

” Kryetarja Caka – Nimani e njoftoi z. Robinson me punën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese, për progresin e arritur në gjyqësinë kushtetuese dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në vend, si dhe për raportet e mira të bashkëpunimit me gjykatat homologe në rajon dhe më gjerë.”, thuhet në një njoftim të Gjykatës Kushtetuese.

Caka-Nimani ka shprehur mirënjohjen e saj për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria e SHBA-ve i ka ofruar Republikës së Kosovës në përpjekjet e përbashkëta për konsolidimin e rendit dhe ligjit në vend.

Ndihmës Sekretari i Shtetit, Robinson, e falënderoi kryetaren Caka – Nimani për mikpritjen dhe vuri theksin në përkushtimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara në përkrahje të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe të punës që ajo bën në forcimin e sundimit të ligjit dhe të vlerave demokratike në Republikën e Kosovës.

Related Articles