Robinson: Policët dhe gjykatësit e dorëhequr në veri, duhet të kthehen

Robinson: Policët dhe gjykatësit e dorëhequr në veri, duhet të kthehen

Ndihmëssekretari për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA-së, Todd D. Robinson, tha se është me rëndësi që policët dhe gjykatësit e dorëhequr në veri të kthehen në vendet e tyre të punës.

“Fillimisht mendojmë se është me rëndësi për të gjitha institucionet qofshin ato të drejtësisë, korrektuese apo policia e gjykatat, konsiderojmë që është me rëndësi që ato të jenë të qasshme për të gjithë kosovarët andaj është me rëndësi që ata policë të kthehen. Është me rëndësi që ata gjykatës të kthehen në sistem”, tha zyrtari amerikan në ATV.

Sipas tij, kjo ka rëndësi edhe për shkak të integrimeve euro-atlantike por akoma më e rëndësishme për çdo qytetar që të dinë se janë të përfaqësuar në ato institucione, për të krijuar demokraci më të mirë, më të sigurt, më transparente.

Related Articles