Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), në mesin e muajit qershor mori vendim që t’ia pezullojë kompanisë Klan Kosova sh.p.k. certifikatën e biznesit.
Kjo ngjarje u kritikua gjerësisht, si nga ambasadat e huaja në Kosovë, ashtu edhe nga organizata vendore e ndërkombëtare, por edhe aktorë të ndryshëm politikë ndërkombëtarë.
Në këtë vazhdë, ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Jorn Rohde, ka reaguar sërish për masat e marra ndaj Klan Kosovës.
Ai i ka quajtur masat e qeverisë si “të dyshimta”, ndërsa ka thënë se duhet të ketë diskutime për këto çështje.
“Faleminderit Tomas që u bashkove me GIZ-in dhe me ne në diskutimin e sfidave për lirimin e mediave në Ballkanin Perëndimor/Kosovë. Rritja e numrit të sulmeve ndaj gazetarëve, ngacmimi online kundër aktivistëve të mediave, masat e dyshimta kundër Klan Kosovës tregojnë se këto diskutime janë të nevojshme”, ka shkruar Rohde në Twitter.