Rohde mbështet qëndrimin e Ario Orav: Ndërhyrja politike e papranueshme, më e pakta që i duhet Kosovës tani

Rohde mbështet qëndrimin e Ario Orav: Ndërhyrja politike e papranueshme, më e pakta që i duhet Kosovës tani

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka shprehur mbështetje për qëndrimin e shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ario Orav, i cili e ka cilësuar të papranueshme ndërhyrjen e Qeverisë në sistemin e drejtësisë pas vendimit të Gjykatës Supreme.

Rohde ka theksuar se sulmet ndaj gjyqtarëve individualë dhe çdo formë ndërhyrjeje në drejtësi janë plotësisht të papranueshme.

“Mbështetje e plotë për qëndrimin e Ambasadorit të BE-së! Sulme të tilla kundër gjyqtarëve individualë dhe ndërhyrja politike në gjyqësor janë absolutisht të papranueshme. Është më e pakta që i duhet këtij vendi në këtë situatë politike tashmë të vështirë”, ka deklaruar Rohde.

Diplomati gjerman ka shtuar se këto veprime janë më pak se ajo që ka nevojë një vend në një periudhë të tillë të ndërlikuar politike, duke theksuar nevojën për respektimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe proceset e drejtësisë.

Related Articles