Rohde mirëpret vendimin e Qeverisë: Lamtumirë stikersa në targa

Rohde mirëpret vendimin e Qeverisë: Lamtumirë stikersa në targa

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Joern Rohde, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për heqjen e stikersave nga targat serbe.

Përmes një postimi në platformën X [ish-Twitter], Rohde ka thënë se kështu është lehtësuar udhëtimi mes dy vendeve fqinje.

“Lamtumirë stikersa në targa. Mirëpresim vendimin e qeverisë kosovare dhe serbe për largimin e regjimit të stikersave, kështu u bë më lehtë udhëtimi mes dy fqinjëve”, shkroi ai.

Related Articles