Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, këtë të martë ka vizituar deponinë në Mirash, raporton Gazeta “Enigma”.
Kjo zonë u theksua si një rrezik serioz për shëndetin dhe mjedisin pas publikimit të një videoje.
Për këtë arsye, një delegacion nga GIZ, KfW, FES dhe kompania kosovare për menaxhimin e Deponive ka realizuar një vizitë të përbashkët, me qëllim trajtimin e kësaj çështjeje urgjente dhe minimizimin e dëmeve.
“Në Mirash ndodhet një deponi, një vend i lënë pas dore…”, thuhet në përshkrimin e videos ku ambasadori Rohde shihet duke vëzhguar situatën nga afër.
“Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka”, tha ai. /Gazeta Enigma/