Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, nga Haga ka thënë se Bashkimi Evropian “sikur po e inkurajon Serbinë të sillet jo mirë me Kosovën”.
Thaçi u shpreh se roli udhëheqës i Uashingtonit në dialogun Kosovë-Serbi është i pazëvendësueshëm.
“Roli udhëheqës i Uashingtonit në dialogun Kosovë-Serbi është i pazëvendësueshëm. Bashkimi Evropian është ende jounik për njohjen e shtetit të Kosovës, duket i përgjumur dhe i vonuar për integrimin e Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Shqipërisë dhe Malit të Zi”.
“Mosgatishmëria e njohjes së Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, sikur po e inkurajon Serbinë të sillet jo mirë me Kosovën”, u shpreh Thaçi