Roma e mbyll sezonin me fitore, mposht Torinon me lehtësi

Roma e mbyll sezonin me fitore, mposht Torinon me lehtësi

Roma ka shënuar fitore me rezultat 0-3 ndaj Torinos, ndeshje e vlefshme për xhiron e fundit në Serie A.

Tammy Abraham e hapi serinë e golave duke shënuar për 0-1 në minutën e 33-të.

Ishte përsëri Abraham që shënoi për 0-2 në minutën e 42-të.

Për 0-3 shënoi Lorenzo Pellegrini në minutën e 78-të nga penalltia.

Pas kësaj fitoreje Roma pozicionohet në vendin e pestë duke e siguruar një vend në Europa League.

Kurse, Torino mbetet në vendin e 10-të me 50 pikë./GAZETA ENIGMA/

Related Articles