Interesi për finalen e Ligës së Konferencës mes Romës dhe Feyenoordit ka qenë aq i madh sa biletat e vëna në dispozicion nga faqja e UEFA-s kanë “avulluar” për më pak se 2 orë.
Kërkesat e shumta nga ana e tifozëve bënë që ngarkesa të ishte aq e madhe sa faqja e web-it të shfaqte probleme dhe të binte disa herë.
Pavarësisht këtyre problemeve tifozët nuk u dorëzuan në dëshirën e tyre për të aksesuar një biletë dhe i “zhdukën” 8500 biletat që ishin në shitje me shpejtësi të frikshme.
Në këto kushte pritet që stadiumi “Air Albania” të jetë i tej mbushur në pritje të një finale plot emocione. Biletat u nxorën në shitje pak pas mesditës me këto çmime: Kategoria 4: 25 euro, Kategoria 3: 45 euro, Kategoria 2: 85 euro, Kategoria 1: 125 euro.
Bëhet fjalë për biletat që janë në shitje për publikun e përgjithshëm dhe që janë nxjerrë sot në shitje nga UEFA. Me anë të faqes se saj zyrtare në Web, UEFA ka bërë me dije se 16,500 bileta janë në shitje nga një kapacitet prej 20 mijë vendesh.
Tifozeritë e të dyja skuadrave do të kenë nga 4000 mijë bileta secila, ndërkohë që 8500 kanë dalë në shitje në faqen zyrtare UEFA.com.