Roma merr fitore me përmbysje ndaj Ludogorets, kalon si e dyta nga Grupi C

Roma merr fitore me përmbysje ndaj Ludogorets, kalon si e dyta nga Grupi C

Roma ka fituar ndeshjen vendimtare ndaj Ludogorets për të siguruar plasmanin në rrethin tjetër të Ligës së Evropës.

Giallrosoët fituan me përmbysje ndaj kampionëve në fuqi të Bullgarisë me rezultat 3-1, edhe pse e panë vetën në disavantazh nga pjesa e parë.

Lorenzo Pellegrini dhe Tammy Abraham patën raste të mira shënimi, por pa gjetur cakun ta dërgojnë topin në rrjetë.

Megjithatë mysafirët nga Bullgaria shokuan vendasit tre minuta para fundit të ndeshjes, kur Rick realizoi një gol spektakolar nga distanca për 0-1.

Me epërsinë 0-1 të mysafirëve u mbyllën 45 minutat e para, teksa në pjesën e dytë Mourinho bëri ndryshime të mëdha.

Nicolo Zaniolo, Cristian Volpato dhe Bryan Cristante u inkuadruan në fushë në vend të Adnrea Belottit, Rick Karsdorp e Mady Camara duke bërë diferencën.

Në minutën e 56-të, Zaniolo u penagua në zonë, teksa Lorenzo Pellegrini shënoi nga penalltia për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Vetëm nëntë minuta më vonë, Roma fitoi një tjetër penallti dhe përsëri Pellegrini u tregua i saktë për ta kaluar Romën në epërsi 2-1.

Ludogorets barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 77-të, por goli u anulua shkaku i një faulli që kishte ndodhur paraprakisht.

Roma fitoiren e siguroi në minutën e 85-të, me Nicolo Zaniolon që realizoi një gol spektakolar për rezultatin përfundimtar 3-1.

Giallorosët kalojnë si skuadra e dytë nga Grupi C me 10 pikë, derisa si lider shkon tutje Real Betis me 16 pikë.

Ndërkohë ekipi bullgar Ludogorets do të vazhdojë garat evropiane në Ligën e Konferencës, e Helsiniki eliminohet.

Related Articles