Sulmuesi belg, Romelu Lukaku ka deklaruar se ai do të shkojë të vizitojë danezin, Christian Eriksen në spital.
Në një konferencë për shtyp, Lukaku theksoi se futbollistëve iu duhet një kurs për dhënien e ndihmës së parë.
“Nëse shikoni çfarë ka bërë Kjaer për Eriksenin është shumë, shumë e rëndësishme”, tha ai.
“Me një kurs të ndihmës së shpejtë për futbollistët, të gjithë ne do të dinim çfarë të bënim në ato situata”, përfundoi Romelu Lukaku.
Belgjika sot do të ndeshet me Danimarkën në ndeshjen e dytë të “Euro 2020”, në kuadër të grupit B.