Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e BBV ka pasur disa të ftuar specialë të cilët darkuan së bashku me banorët.
Të ftuarit kanë qenë disa prej gazetarëve të ekranit të Top Channel dhe bëhet fjalë për Blendi Salaj, Enxhi Nasufi, Ronaldo Sharka, Erjona Rusi, Ina Kollcaku, Ed Manushi dhe Bieta Sulo.
Teksa të gjithë kanë qenë të ulur rreth tavolinës duke darkuar, ka qenë Ina ajo që i ka drejtuar Romeos një pyetje në lidhje me konkurrentin që ai mendon se do e nxirrte ai nga shtëpia.
“Unë mendoj se konkurrenti i vetëm që do më nxirrte mua nga kjo shtëpi do të ishte Donaldi sepse mendoj se ka qenë shumë herë më i zoti se mua”, tha Romeo.