Kombëtarja e Portugalisë befasoi gjithë tifozët e futbollit, pasi pësoi humbje 2:0 nga Sllovenia në miqësoren e zhvilluar mbrëmë.
Kamerat kanë kapur një moment interesant, ku pas përfundimit të ndeshjes, Cristiano Ronaldo iu drejtua gjyqtarit të katërt me gishtin e mesit.
Lojtari i Al Nassr luajti gjithë ndeshjen, dhe u vlerësua me notën 6.8.
Reagimi i tij ndaj gjyqtarit të katërt, mund të sanksionohet me ndonjë dënim nga shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA.