Ronaldo po thyen çdo rekord, afro 15 milionë ndjekës në Youtube për 24 orë

Ronaldo po thyen çdo rekord, afro 15 milionë ndjekës në Youtube për 24 orë

Cristiano Ronaldo, futbollisti i Kombëtares së Portugalisë po thyen rekorde edhe jashtë zanatit të tij.

Lojtari i Al Nassr gjatë ditës së djeshme bëri të ditur hapjen e llogarisë në Youtube dhe deri tani ka thyer çdo rekord të mundshëm.

Faqja e tij “UR Cristiano” ka shkuar në shifrat e 14.6 milionë ndjekës në rrjetin social Youtube.

Në këtë kanal, Ronaldo do të publikoj video interesante nga jeta e tij së bashku me gruan dhe familjen që sigurisht do të ketë një interesim të jashtëzakonshëm.

Madje vetëm disa video të shkurta që ai i ka publikuar për 24 orë kanë kapur shifrën e më shumë se pesë milionë shikime.

Related Articles