Cristiano Ronaldo është i mllefosur për spekulimet e shumta rreth së ardhmes së tij.
Ylli portugez ka dëgjuar versione të ndryshme rreth së ardhmes së tij deri tek refuzimet e shumta që thuhet se i janë bërë atij.
Megjithatë, pesë herë fituesi i Topit të Artë thotë se shumica e atyre që janë thënë janë gënjeshtra, duke insistuar se shpejt do të dalë me një njoftim zyrtar rreth së ardhmes.
“Do ta dini të vërtetën pas pak javësh, kur do ta jap një intervistë. Mediat po gënjejnë. Nga 100 lajme që dalin, vetëm 5 janë të vërteta. Ndiqeni këtë këshillë”, ka shkruar 37 vjeçari në rrjetet sociale.
Ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Real Madridit dhe i Juventusit është i interesuar për t’u larguar nga Manchester United pasi dëshiron të transferohet në një klubi i cili luan në Ligën e Kampionëve.
Për të spekulohet se destinacioni më i mundshëm është transferimi në Chelsea.