Ronaldo tregon pse ia la penalltinë Bruno Fernandesit

Ronaldo tregon pse ia la penalltinë Bruno Fernandesit

Arsenali ka vazhduar me fitore në Premier Ligë, duke vazhduar kështu edhe garën për pozitën e katërt në tabelë.

Pas fitores në derbin ndaj Chelesas, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta e ka fituar edhe derbin ndaj Manchester Unitedit me rezultat 3:1.

Kur shifrat ishin 2:1, Manchester United pati mundësinë të shënonte, por nga penalltia dështoi Bruno Fernandes.

Pas ndeshjes, trajneri Ralf Rangnick zbuloi se e kishte pyetur Ronaldon se pse nuk e goditi penalltinë.

“Unë fola me të pas ndeshjes dhe e pyeta. Ai tha se thjesht nuk e ndjente se duhej ta merrte dhe kjo është arsyeja pse tha se do të ishte më mirë nëse Bruno do ta merrte atë”, tregoi trajneri gjerman. 

Ronaldo u kthye në formacionin startues të United për t’u përballur me Arsenalin pasi mungoi në humbjen 4-0 ndaj Liverpool në mesjavë pas vdekjes tragjike të djalit të tij të porsalindur.

Related Articles