Rozeta Hajdari, opozitës: Sa herë po na sulmoni, po na rrisni besimin publik

Rozeta Hajdari, opozitës: Sa herë po na sulmoni, po na rrisni besimin publik

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është përplasur me opozitën në seancën e sotme.

Ajo tha se sulmet e tyre po ia rrisin besimin e publikut në qeverisjen e tyre.

“Ju sa herë që po flisni, sa herë që po na sulmoni, po na rrisni besimin publik për qeverisjen tonë. Me gjasë këtë mllef që e keni kaq shumë në mua dhe kryeministrin Kurti, ne vërtet po bëjmë diçka mirë për popullin tonë dhe gjeneratat tona. Po kur ju jeni brengosur për menaxhimin e Ibër Lepencit dhe paranë publike?”.

Hajdari tha se ka ndalë gjakderdhjen financiare, derisa ka akuzuar qeverisjet e mëparshme për këtë, raporton Express.

“Keni qenë gjithmonë në kundërshtim të parasë publike në keqpërdorim të parasë publike. Kjo është historia juaj. Dhe historia juaj është se po ndalet keqpërdorimi dhe gjakderdhja financiare në Ministrinë time. Edhe në Qeverinë Kurti I është ndalë gjakderdhja financiare”.

Ndërkaq, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, kërkoi emrat e atyre që kanë bërë këto keqpërdorime.

“Krejt çka dëgjuam ishin keqpërdorimet e qeverive të kaluara. Të kisha lutur shumë se nëse kanë ndodhur keqpërdorime, ato janë bërë nga disa persona që kanë emër dhe mbiemër. Prandaj, të lus të na thoni për këto keqpërdorime që i përmendet gjatë tërë këtij debati të gjatë, të na tregosh me emër e me mbiemër. Kush janë personat që i kanë keqpërdorë?”, tha ajo.

Related Articles