Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka reaguar pas keqtrajtimit të fëmijës në një kopsht privat nga një edukatore të Mitrovicë.
Ajo thotë se menjëherë pas pranimit të informatës, Inspektorati i Arsimit e ka inspektuar këtë institucion parashkollor dhe është informuar se edukatores në fjalë i është ndërprerë marrdhënia e punës.
“Dhuna është e patolerueshme dhe e dënueshme.Me keqardhje kemi pranuar lajmin për rastin e ndodhur në një Kopsht privat në Mitrovicë, për dhunën e ushtruar ndaj një fëmije nga një edukatore e këtij kopshti.Menjëherë pas pranimit të informatës, Inspektorati i Arsimit e ka inspektuar këtë institucion parashkollor dhe është informuar se edukatores në fjalë i është ndërprerë marrdhënia e punës. Sipas legjislacionit në fuqi dhuna është e dënueshme dhe rasti tashmë është denoncuar edhe në organet e hetuesisë. Uroj që ky të jetë rasti i fundit i ngjashëm në cilindo institucion eduaktivo-arsimor dhe përgjithësisht i dhunës ndaj fëmijëve.Si ministre e Arsimit zotohem se do të jemi të pakompromis ndaj çfarëdo forme të dhunës ndaj fëmijëve”, thotë Nagavci.