Kolumnisti nga Mali i Zi, Ljubomir Filipoviq, tha se rrahja e shqiptarëve në Mal të Zi para pak ditësh ka ndodhur për shkak të kombësisë së tyre.
Në llogarinë e tij në platformën X, tha se ky incident tregon për radikalizmin e të krishterëve ortodoksë serbë në Malin e Zi.
“Tani kemi konfirmim se Ministri i Brendshëm ka keqinterpretuar incidentin e fundit. Qytetarët shqiptarë u vunë në shënjestër të veçantë për shkak të kombësisë së tyre, pavarësisht pretendimeve fillestare për një sherr të thjeshtë trafiku”, tha ai.
“Mediat shqiptare identifikuan autorët të cilët janë të lidhur me fraksionet lokale të huliganëve të klubeve serbe të futbollit dhe grupeve të caktuara ekstremiste që paraqiten si organizata humanitare”, shtoi ai
“Këta persona po ktheheshin nga një ceremoni prerjeje në Badnjak, të veshur me veshje kamuflazhi dhe nën efektin e alkoolit. Ky incident nënvizon çështjen shqetësuese të radikalizimit të krishterë ortodoks serb në Mal të Zi”, përfundoi Filipoviq.