Rrahja me kolegun e tij në QKTGJ, ndalohet për 48 orë specialisti i Transfuziologjisë


Gjatë ditës së sotme u raportua për një përleshje fizike që ka ndodhur në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, ku dy mjekët, Betim Morina dhe Idriz Merovci, dyshohet se janë rrahur mes vete.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se ndaj Morinës tashmë është shqiptuar masa e ndalimit policor dhe ai është dërguar në mbajtje.

Sinjali mëson se vepra që rëndon mbi Morinën është ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Si ndodhi e gjithë ngjarja?

E gjithë situata dyshohet të ketë dalë nga kontrolli, aq sa përpos mosmarrëveshjes verbale, mes tyre janë shkepur edhe grushte.

Në rast është dashur të intervenojnë edhe njësitë policore, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Related Articles