Rrahja mes gjashtë, ky është i dyshuari kryesor

Rrahja mes gjashtë, ky është i dyshuari kryesor

Sot u raportua për një përleshje fizike që ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje, në rrugën “Nazim Buduri” në Prizren, ku janë përfshirë gjashtë persona që dyshohet se u kapën për shkak të një mosmarrëveshje që disa prej tyre kishin me viktimën, 31-vjeçar. Katër prej tyre përfunduan në Polici, teksa dy të tjerë kanë arritur të ikin.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se personi që përfundoi në ndalim policor si i dyshuar kryesor për këtë rast është Lindi Rogova, 21-vjeçar, i cili dyshohet se planifikoi rrahjen dhe për pasojë u fut në telashe me Policinë.

Sinjali mëson se Rogova po dyshohet se bashkë me tre shokë të tij, e sulmuan fizikisht viktimën 31-vjeçar, të cilit i shkuan deri te vendi i punës për shkak të një problemi të mëhershëm, që kishin pasur mes vete.

Por në rrahje u përfshinë edhe dy persona të tjerë, të cilët ndërhynë derisa të dyshuarit po ushtronin dhunë ndaj të riut. Ata i dolën në ndihmë familjarët të tyre, por që u futën edhe vet në sherr.

Posa rasti është denoncuar në Polici, një njësi policore ka intervenuar në vendin e ngjarjes, bashkë me Autoambulancën, me ç’rast viktima mori trajtimin mjekësor.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar caktimin e masës së ndalimit prej 48 orësh ndaj të dyshuarit, i cili edhe në stacion policor dyshohet se tentoi ta sulmojë sërish viktimën.

Rugova do të hetohet për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, kurse veprimet e tjera do të ndërmerren brenda afatit ligjor.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Articles