Rrahja në Kuvend, LDK: Ditë e rëndë në historinë parlamentare

Rrahja në Kuvend, LDK: Ditë e rëndë në historinë parlamentare

Pas sulmit që ndodhi në Kuvendin e Kosovës, LDK ka dalë me një reagim publik.

Në reagimin e tyre thuhet se “sot ishte një ditë tjetër e rëndë në historinë parlamentare të Republikës”, raporton Indeksonline.

Reagimi i plotë:

Pamjet e shëmtuara të dhunës nuk e kanë vendin në Kuvendin e Republikës. Nuk e kanë pasur asnjëherë – as në të shkuarën – as tani. Sot, ishte një ditë tjetër e rëndë në historinë parlamentare të Republikës.

Instaluesit e dhunës në Kuvendin e Kosovës nuk kanë të drejtë moralizuese sot. Ata kanë ushqyer polarizimin e skajshëm shoqëror, kanë ushqyer gjuhën e urrejtjes, ndarjes e përplasjes në çdo sjellje e veprim të tyre; e bëjnë dhe sot.

Këtë sjellje të papërgjegjshme, ndarëse e përplasëse nuk guxojmë ta ushqejmë njësoj.

LDK do të vazhdojë, si gjithherë, të mbrojë dhe ushtrojë vlerat bazike demokratike e shtetare në çdo sjellje të saj, brenda sallës së Kuvendit të Republikës dhe jashta saj.

Related Articles