Rrahja në vitin 2019/ Gjykata thërret Molliqajn e Haki Abazin në seancë

Rrahja në vitin 2019/ Gjykata thërret Molliqajn e Haki Abazin në seancë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se nesër është caktuar seanca gjyqësore për shqyrtim kryesor rreth përplasjes fizike që Abazi kishte pasur me kreun e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj në vitin 2019.

Abazi ka bërë të ditur se seanca e nesërme do të mbahet në ora 13:15.

“Nesër në ora 13:15 në Gjykatën Themelore në Prishtinë është caktuar seanca e hapur për shqyrtim kryesor për rastin e sulmit që është kryer në tv T7. Jam ftuar si i dëmtuar dhe si dëshmitar”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Ai ka thënë se në seancë është ftuar edhe i akuzuari Dardan Molliqaj për veprën penale nga neni 184 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Related Articles