Rrahje brutale mes nxënësve në Kamenicë

Rrahje brutale mes nxënësve në Kamenicë


Përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme në vendin tonë janë shumë të shpeshta.

Plot incidente të tilla ndodhin brenda hapësirave të shkollave apo edhe në afërsi të tyre dhe eskalojnë edhe në rrahje brutale, siç ndodhi gjatë ditës së djeshme në Kamenicë.

Këtë herë, Policia intervenoi te Shkolla Profesionale “Andrea Durrsaku”, ku për pasojë dy nxënës kanë pësuar lëndime trupore. 

Siç mëson Sinjali, tre nxënës të dyshuar kanë pasur fillimisht një fjalosje me viktimën te fusha e futbollit dhe më pas janë vërsulur drejt tij, duke e goditur brutalisht me boks hekuri.

Bazuar në informacionet e para, nxënësi që u sulmua ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe është dërguar menjëherë në Spitalin e Gjilanit për trajtim mjekësor. Ndërsa nxënësi tjetër ka marrë lëndime në fytyrë. 

Si rezultat i denoncimit të rastit, tre të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre.

Me urdhër të prokurorit, tre nxënësit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është hapur rasti për veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Related Articles