Rrahje e madhe mes 10 personave në Gjakovë, shkrepet edhe arma 

Rrahje e madhe mes 10 personave në Gjakovë, shkrepet edhe arma 

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, sidomos nga përleshjet e shumta, ku shpeshherë përdoren edhe mjete të forta, të mprehta e armë zjarri. Si pasojë e kësaj, në shumë raste viktimat kanë marrë edhe plagë fatale për jetën e tyre.

Një përleshje fizike ku janë përfshirë dhjetë persona ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Domenik Pergegi’ në Gjakovë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas disa mosmarrëveshjeve në rrjete sociale, të dyshuarit kanë eskaluar në përleshje fizike, e madje njëri prej tyre ka shkrepur edhe armën.

Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që më pas janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa njëri prej tyre do të hetohet edhe për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

Related Articles