Kombëtarja e Serbisë në basketboll (femrat) sot në Sidnei mposhti Malin me rezultatin 81:68, në ndeshjen e xhiros së katërt të Grupit B.
Pas ndeshjes ndodhi diçka e çuditshme, pasi lojtaret e Malit u përleshën mes vete, teksa krejt kjo u kap nga kamerat.
Dy anëtare të kombëtares së Malit u përleshën ashpër. Shoqet e skuadrës kanë tentuar t’i ndajnë – por pa sukses.
Më poshtë keni pamjet: