Në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, pasditen e së premtës ka ndodhur një incident, shkruan Gazeta Enigma.
Raportohet se disa persona janë përplasur fizikisht mes vete.
Në pamjet e siguruara shihet se të dyshuarit mezi janë ndarë nga disa persona që kanë parandaluar eskalimin e dhunës.
Akoma nuk dihen shkaqet e këtij konflikti fizik.