Sipas raportiti të policisë një rrahje ka ndodhur të mërkurën në Fushë Kosovë në mes të disa personave, raporton Gazeta Enigma.
Policia tutje ka njoftuar se njëri nga personat e përfshirë në rrahje është therur me thikë dhe i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për tretman mjekësor.
“Rr. e Pejës, Fushë Kosovë 22.06.2022 – 00:10. Raportohet për një rrahje në mes të disa personave ku si pasojë viktima mashkull kosovar është therur me thikë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti në polici është hapur si “Pjesëmarrje në rrahje”. /Gazeta Enigma/