Disa persona janë përfshirë në një përleshje sot gjatë ditës në pishinën e Gërmisë.
Ende nuk dihet se cila ishte arsyeja e përleshjes, ndërkohë që Policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Boroci për Gazeta Enigma, duke përshkruar rrjedhën e ngjarjes, e cila ka ndodhur rreth orës 17.00.
“Rreth orës 17:00, është raportuar për një përleshje fizike në Pishinën e Gërmisë, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisë një hetim lidhur me rastin në fjalë”, njofton Policia.