Një rrahje mes të burgosurve ka ndodhur në burgun e Shutkës në Shkup, ku një i burgosur është sulmuar nga tre të tjerë, shkruan Gazeta Engima.
Këtë e bëri të ditur përmes një njoftimin Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut.
“Më 11.07.2024, në orën 20:05, në SPB Shkup nga Burgu i Shutkës u raportua se në repartin gjysmë të hapur, V.T. (39) nga Shkupi u sulmua fizikisht nga D.P., K.B. dhe R.Xh., të gjithë të paraburgosur në institucion”, thuhet në njoftim.
MPB atje tha se po merren masa për ta sqaruar rastin. /Gazeta Enigma