Një person ka përfunduar në QKUK, pas një përleshjeje fizike me një tjetër, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mesditën e së hënës, në Drenas.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërkaq i dyshuari është arrestuar nën dyshimin se ka lënduar viktimën me mjet të mprehtë.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”.
“Është raportuar se ka ndodhur një rrahje mes dy personave. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa policia ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka lënduar viktimën me mjet të mprehtë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia./Gazeta Enigma/