Në kryqëzimin në lagjen Sestovo në Novi Pazar të Serbisë ka ndodhur një incident me policinë, kur studentët tentuan të bllokojnë nisjen e një autobusi me mbështetës të partisë së Aleksandar Vuçiqit, SNS-së për në një tubim në Beograd
Njëri nga studentët, Davud Delimegjac, tregoi se ata kishin bllokuar kryqëzimin për të penguar largimin e autobusit.
Të mbledhurit brohorisnin “A nuk ju vjen turp?”, “Turp të keni”, ndërsa pjesëtarët e policisë, siç shihet në pamjet filmike, i tërhiqnin disa qytetarë për duar e këmbë.
Ndërkohë, policia serbe i largoi të mbledhurit nga rruga dhe mundësoi kalimin e autobusit.
Policija upravo fizički sklanja studente @blokada_dunp
Novopazarci izađite i čuvajte našu decu od lojalista iz policije.
Pametniji ne popušta, Pametniji se organizuje! pic.twitter.com/yEBNNcGKDZ— Miloš Krstić (@MilosKrstic2211) April 12, 2025
Ndryshe, mbështetësit e pushtetit në Serbi kanë nisur tubimin “Ne nuk heqim dorë nga Serbia” që është thirrur nga presidenti serb, Vuçiq.
Tubimi treditor në Beograd nisi në kulmin e protestave studentore që po mbahen tash e disa muaj në Serbi.
Përveç Vuçiqit, në tubim ishin të pranishëm edhe kryeministri në largim, Millosh Vuçeviq, dhe ministri në largim i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq dhe figura të tjera politike.