Rrahje në veri të Mitrovicës, një person sulmon babë e bir pas një mosmarrëveshje në komunikacion

Rrahje në veri të Mitrovicës, një person sulmon babë e bir pas një mosmarrëveshje në komunikacion

Një person dyshohet të ketë sulmuar dy të tjerë, babë e bir në veri të Mitrovicës.

Rastin e ka konfirmuar Shef i planifikimit në kuadër të Operativës Rajonale Mitrovicë Veri të Policisë së Kosovës, Erduan Baliqi.

Ai ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në komunikacion.

“Pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion një person i dyshuar i ka sulmuar dy persona, babë dhe djalë. Një person është arrestuar dhe dy viktimat i kemi sjellë në stacion. Të tre kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Baliqi.

Tutje Baliqi tha se rasti po hetohet për të sqaruar rrethanat e incidentit dhe se nuk ka të arrestuar.

Related Articles