Analisti Rrahman Paçarizi ka thënë që qeveria e Kosovës nuk ka një strategji nacionale, duke e marrë shembull edhe mënyrën se si i janë qasur rastit të Faton Hajrizit.
Paçarizi foli për mënyrën se si qeveritarët e relativizuan ikjen e Hajrizit nga Burgu i Smrekonicës deri në momentin kur situata vijoi të përkeqësohej.
“Prej largimit në vend të arratisjes [së Faton Hajrizit] zëvendëskryeministri [Besnik Bislimi] që është krejt i papërgjegjshëm e quajti kriminel, që s’është punë e tij e as e jemja me e qujtë kriminel dikë. Ne mundem ime e qujtë i dënum, e të tjera por jo kriminel. Së paku qashtu në gazetari e kemi përdorë termat”.
“Dhe e dyta, që është hala ma e randë, ministrja Haxhiu e ndërlidhi në mënyrë indirekte por ndoshta edhe indirekte me Serbinë, sepse tha, në këto arratisje në ndonjëherë kanë dorë edhe shërbimet sekrete, grupe të organizume të cytura, të yshtura prej Serbisë”, ka thënë Paçarizi në Rubikon të Klan Kosovës.
“Tash këtu situate ke hala ma konfuze, dhe çfarë kallëzon kjo? Kjo kallëzon që Qeveria e Kosovës, ndoshta jo vetëm kjo por sidomos kjo qeveri e Kosovës është një qeveri që nuk ka një strateghu nacionale për kurrgjë”.
“Është qeveri e rendit të ditës edhe e mbledhjeve që ngrohet kryeministri çka po thotë dhe masandej, si në kohën e komunizmit, në këtë botën lindore ku kemi taku edhe na, kur lideri thotë diçka, ajo automatikisht shndërrohet në plan pesëvjeçar”.