Deputeti nga radhët e PDK-së, Eman Rrahmani, tha se sot në Kuvend, “fjalën e lirë e penguan dy financueset e propagandës së Shkëlzen Gashit, Donika Gërvalla, e cila ka financuar me 15 mijë euro, dhe Albulena Haxhiu, e cila ka financuar me 5 mijë euro”.
“Pra, nga njëra anë ndalin fjalën e deputetëve, ndërsa nga ana tjetër mbështesin Shkëlzen Gashin, librin e tij dhe ekspozitën”, tha Rrahmani përmes një postimi.
Deputeti i bëri këto komente, pasi Gërvalla dhe Haxhiu penguan fjalimin e Ramush Haradinajt, në foltoren e Kuvendit.
