Rrëfehet Olta Gixhari: Cili ishte momenti kur mori vendimin për tu larguar nga BBVA?

Rrëfehet Olta Gixhari: Cili ishte momenti kur mori vendimin për tu larguar nga BBVA?

Olta Gixhari la mbrëmë shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”, për shkak të mallit që ndjente për djalin.

Në një intervistë ekskluzive me moderatoren e “Fan Club”, Megi Pojanin, Olta tregoi momentin që e bindo të ndërpresë rrugëtimin e saj.

“Gjatë bisedës me Dorin në telefon, batuta deçizive ishte kur tha Amari të sheh në televizor dhe përqafon televizorin. Ishte momenti kur mora vendim dhe thashë do dal”, u shpreh aktorja.

Tashmë, Olta po kalon kohë me familjen e saj, teksa thotë se është hera e parë dhe e fundit që largohet prej saj.

“Kur erdhi Amari në jetë, lashë karrierën dhe çdo gjë e ika në Spanjë. Edhe këtë herë, lashë këtë eksperiencë për djalin”.

Olta shprehet se e vetmja gjë që dëshiron të bëjë tani, është të jetë në një vend me det me Amarin dhe partnerin, për t’u qetësuar dhe për të shijuar kohën me njerëzit më të dashur.

Related Articles