Rrëfehet studentja që u kërcënua dhe bullizua nga profesori i suspenduar Bekim Bejta

Rrëfehet studentja që u kërcënua dhe bullizua nga profesori i suspenduar Bekim Bejta

Më datë 30 mars jane publikuar ankesat e studentëve të degës “Gjuhë dhe Letërsi Angleze” drejtuar Këshillit të Etikës, kundrejt profesor Bekim Bejta.

Në një prononcim për Insajderi-në, rektori, Qerim Qerimi kishte hezituar të tregoj nëse do ta suspendojë profesorin.

Sot Senati i Universitetit të Prishtinës ka supsenduar, Bekim Bejtën.

“Largimi i përkohshëm nga puna i prof. Bejta, do të zgjasë më së shumti gjashtë (6) muaj, deri në përfundimin e procedurës disiplinore të iniciuar në Këshillin e Etikës dhe marrjen e vendimit përfundimtar nga ky organ kompetent i Universitetit”, thuhet në komunikatën e Parlamentit Studentor.

Gazeta Insajderi ka intervistuar ish-studenten e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, Zana Mala.

Ish-studentja mes lotësh ka rrëfyer eksperiencën e saj me profesor Bejtën, të cilën e ka cilësuar si “të rëndë emocionalisht”.

Ajo ka ndarë edhe një audioincizim ku dëgjohet Bejta duke ofenduar, kërcënuar e bullizuar atë.

Madje, Mala ka treguar se eksperienca me Bejtën e ka penalizuar sa ajo nuk ka mundur as të diplomojë.

Related Articles