Rrëfehet ukrainasja në moshë, thotë se u dhunua nga një 19-vjeçar (VIDEO)

Rrëfehet ukrainasja në moshë, thotë se u dhunua nga një 19-vjeçar (VIDEO)

Brenda një shtëpie, që ndodhet diku afër Kievit, u dhunua një ukrainase.

Vika pretendon që aktin e kreu një ushtar rus 19 vjeçar, që ka moshën e njëjtë si djali i saj.

“Ai nuk më trajtoi si grua, nuk më trajtoi si një nënë, por më falni që po e them këtë, më trajtoi si një prostitute. Ai ishte shumë agresiv. Nuk di nëse kishte përdorur Viagra, ose ndonjë hap tjetër. Ai ishte i çmendur. E falënderoj Zotin që nuk më mbyti dhe unë pata mundësi të ik, pastaj”.

Vika është ndër gratë e rralla në Ukrainë që vendosi të flasë hapur për çfarë i ndodhi. Ajo u bën thirrje edhe tjerave, që patën këtë fat të hidhur, ta thonë të vërtetën.

“E di që ka shumë gra që janë dhunuar dhe unë u them atyre të mos heshtin. Ju duhet të flisni. Ata që bënë kësi krime duhet të dënohen”.

Policia në Ukrainë themeloi ekipe të veçanta për të hetuar krimet seksuale, që pretendohet se janë kryer nga ushtarët rusë. 10 raste te tilla janë evidentuar, ndërsa shumë tjera po hulumtohen.

“Në kushte e rrethana të luftës, dhunimi është një lloj arme. Ne po bëjmë gjithçka mundemi për të siguruar që këto krime evidentohen dhe se ato do të merren në konsideratë nga një gjykatë ndërkombëtare”, tha Kateryna Pavlichenko, zëvendësministre e brendshme e Ukrainës.

OKB-ja ka thënë ditë më parë se ndaj grave e vajzave, por edhe burrave e djemve, në Ukrainë po ushtrohet dhuna seksuale, prej kur Rusia nisi agresionin e saj, më 24 shkurt.

Related Articles