Rrëfimi i minatorit që nuk doli nga greva edhe pse vajza e tij po vdiste

Rrëfimi i minatorit që nuk doli nga greva edhe pse vajza e tij po vdiste

Ish-minatori, Avdi Uka ishte një nga zërat më të fuqishëm gjatë grevës në minierën e Trepçës, më 20 deri 28 shkurt 1989.

Por, ai u përball edhe me sfida tjera gjatë qëndrimit nën tokë. Atij i erdhi një lajm i hidhur nga shtëpia. Vajza e tij ishte shumë e sëmurë, gati të vdiste.

Por Uka, në dokumentarin “Kur foli nëntoka” në Klan Kosova, rrëfen se as në këtë rast nuk doli në sipërfaqe, vetëm se u dha një porosi familjarëve.

“Unë i kam pasë 10 fëmijë, ka pasë njerëz të familjes që më kanë thirrë në telefon, hajde se e ki çiken shumë të sëmurë. Iu kam thanë, këqyre, hallall çikës teme mi dhe, varrezat e fshatit i dini, unë i gjallë nuk dal”, shprehet Uk.

Edhe minatorë tjerë tregojnë raste emocionale të mungesës së komunikimit me familjen. Madje, thuajse të gjithë e mbajtën të fshehtë planin e rezistencës.

Dokumentari “Kur foli nëntoka” sjell para jush rrëfime skajshmërisht emotive, me fjalë shpirti e zemre të aktorëve të grevës, punëtorëve të thjeshtë, zëri i të cilëve nuk është dëgjuar asnjëherë më parë.

Related Articles