Ramadan Nishori, i mbijetuar i dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, vendosi që sot për herë të parë publikisht të rrëfej ngjarjen e rëndë që i ka ndodhur atij.
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se Nishori sot dëshmoi forcë dhe guxim të jashtëzakonshëm.
“Nuk do ta harroj kurrë takimin tonë të parë, fjalët e tua dhe dëshminë tënde rrënqethëse. Sot, si atëherë, u gjende madhështor përballë së vërtetës, përballë dhembjes dhe përballë kujtimeve që kërkojnë zemër të madhe”.
“E dije se rrëfimi yt është më shumë se një tregim, është dëshmi, është thirrje për drejtësi. Dhe për këtë, kurrë nuk do të jesh vetëm.Sot e përherë, do të më kesh në krah, mua dhe shumë miq e dashamirë”, shkruan ajo në një postim në facebook, transmeton Gazeta Enigma.